Aktualitet

Transportonte heroinë me taksi, arrestohet 48-vjeçares shqiptare në Greqi dhe shoferi grek

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, pranë 48-vjeçares u gjet një qese me katër pako heroinë me peshë totale 1 kilogram e 980 gramë, tre celularë dhe në posedim të pasagjerëve u gjetën 590 euro .

20 Tetor 2023, 09:15 Nga f.i
Transportonte heroinë me taksi, arrestohet 48-vjeçares shqiptare
foto ilustruese

GREQI- Një 48-vjeçare shqiptare dhe një 28-vjeçar grek janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, raportojnë mediat e huaja.

Të arrestuarit përdornin taksi për të transportuar sasitë e mëdha të heroinës, në mënyrë që të mos shënjestroheshin nga policia. Në momentin e arrestimit shoferi kur ka parë policinë teksa i afrohej për kontroll është munduar të ikë, por nuk ia ka dalë. 48-vjeçarja shqiptare ishte e ulur në sediljen e pasme dhe pretendonte se ishte pasagjere.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, pranë 48-vjeçares u gjet një qese me katër pako heroinë me peshë totale 1 kilogram e 980 gramë, tre celularë dhe në posedim të pasagjerëve u gjetën 590 euro.

arrestohet shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll