Aktualitet

E RËNDË- Vetëhidhet nga furgonit i pasagjerëve, humb jetën gruaja në Peqin (EMRI)

Një grua ka hapur derën e furgonit të pasagjerëve, i cili ishte në lëvizje dhe është vetëhedhur duke gjetur vdekjen. 

20 Tetor 2023, 09:11 Nga A.B
E RËNDË- Vetëhidhet nga furgonit i pasagjerëve, humb
Ambulanca

ELBASAN - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Peqin-Elbasan, pranë fshatit Papër. Një grua ka hapur derën e furgonit të pasagjerëve, i cili ishte në lëvizje dhe është vetëhedhur duke gjetur vdekjen. 

Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina. Ajo po udhëtonte në këtë furgon së bashku me një shoqe të saj, kur mori vendimin tragjik për t'u vetëhedhur. Gjuzi ishte ulur në vendin e parë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po dokumenton prova dhe dëshmi për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të pazakontë./Dosja.al

aksident ne peqin-elbasan merushe gjuzi

Sondazh

Poll