Aktualitet

Plagosja e 19-vjeçarit me thikë në Durrës, arrestohet autori, detajet e para nga policia

28 Tetor 2019, 07:52 Nga DOSJA
Plagosja e 19-vjeçarit me thikë në Durrës, arrestohet

DURRËS- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 19-vjeçarit ditën e djeshme në Durrës.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi J. M., 20 vjeç, banues në Kavajë si dhe është proceduar në gjendje të lirë A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes së 19-vjeçarit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Specialistët për Hetimin e Krimeve lokalizuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. M., 20 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person plagoset 19 vjeçari ne durres sherr me thika ne durres arrestohet nje person plagoset 19 vjeçari ne durres sherr me thika ne durres

Sondazh

Poll