Aktualitet

Arti në zi! Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë aktorja Shpresa Bërdëllima (ROLET)

27 Tetor 2019, 19:38 Nga DOSJA
Arti në zi! Vuante nga një sëmundje e rëndë,

TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Mësohet se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën. Ajo ndërroi jetë në Blegjikë, atje ku prej kohës ajo ishte zhvendosur në Belgjikë me familjen e saj.

Shpresa lindi në Tiranë, më 11 prill 1959 e u angazhua në teatrin e estradës së Tiranës dhe në kinematografi, duke filluar me rolin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”.

Ajo është padyshim një nga emrat më të vlerësuar të teatrit dhe kinemasë shqiptare, me një karrierë të suksesshme ndër vite, aktorja e nderuar është vlerësuar si nga kritika ashtu edhe nga publiku shqiptar. Të kujtojnë flimin ‘Vajzat me kordele të kuqe’ apo edhe “Përtej mureve të gurta”, film në të cilin aktori francez Michel Piccoli e krahasoi me Brigitte Bardot, teksa xhironte rolin e Asimesë.

FILMAT:

Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
Hetimi vazhdon (1988)… Liljana
Shpresa… 1989

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shpresa bërdëllima vdes shpresa bërdëllima shpresa bërdëllima vdes shpresa bërdëllima

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2019, 09:20

DURRËS- Gjykata e Durrësit dha sot masat e sigurisë për 18 personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë ...