Aktualitet

Një muaj pushim, ngecin hetimet për 137 kg kokainë në Portin e Durrësit, priten letërporositë nga Greqia e Ekuadori

27 Tetor 2019, 21:34 Nga DOSJA
Një muaj pushim, ngecin hetimet për 137 kg kokainë në Portin

TIRANË–  Letërporositë e dërguara në Greqi dhe në Ekuador për detaje lidhur me ngarkesën prej 137 kilogram kokainë po mbajnë peng hetimet tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës kërkon të mësojë më shumë informacion për lidhur me biznesmenin Gentian Malindin dhe personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Mësohet se letërporositë janë dërguar rreth një muaj më parë por ende nuk janë kthyer.

Operacioni u zhvillua pak kohë më parë, ku 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

Ishte pikërisht ku i fundit personi që dyshohet se e ka marrë kokainën nga porti dhe gjatë transportit ka zbuluar se në pakot ku mendonte se kishte kokainë ishte futur oriz dhe lokalizues satelitor, duke e hedhur çantën menjëherë nga automjeti në të cilin po lëvizte.

Prokuroria bashkë me Policinë e Shtetit ka dyshime se janë të implikuar në trafikimin e 137 kg kokainë disa anëtarë të tjetër të grupeve kriminale që veprojnë brenda territorit shqiptar kryesisht në Elbasan, Fier e Vlorë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin myslihaka ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit altin myslihaka ardian bega gentian malindi kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll