Aktualitet

Sherr në Durrës, plagoset me thikë 16-vjeçari, me urgjencë drejt spitalit

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Durrës.
Featured image of article: Sherr në Durrës, plagoset me thikë 16-vjeçari, me urgjencë drejt spitalit Policia në vendin e ngjarjes
Përditësuar:

Durrës- Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në Durrës, ku një prej tyre ka përfunduar i plagosur në spital.

Mësohet se një 16-vjeçar me iniciale K.Q është plagosur me thikë në lagjen nr. 17 dhe ndodhet në spital, në reanimacion nën kujdesin e mjekëve. Raportohet se ai ka disa plagë në trup.

Autori ende nuk është zbuluar, ndërsa policia pritet që të marrë dëshminë e të plagosurit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment