Aktualitet

Tërmet në Greqi, lëkundjet e tokës ndjehen edhe në Korçë, ja ku ishte epiqendra

27 Tetor 2019, 18:06 Nga DOSJA
Tërmet në Greqi, lëkundjet e tokës ndjehen edhe në

TIRANË– Lëkundje toke janë ndjerë pasditen e sotme në juglindje të vendit. Sipas instituteve të huaja, tërmeti ishte 3.0 ballësh.

Tërmeti ka pasur epiqendër në qytetit Kastoria të Greqisë, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë. Epiqendra ka qenë 12 kilometra në jug të Bilishtit dhe ka pasur një thellësi prej dy kilometrave. Ende nuk raportohet për dëme apo të lënduar në njerëz.

  

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë disa javë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por u ndje në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla.

Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mbi 100 persona mbetën të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne korce termet ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2019, 09:20

DURRËS- Gjykata e Durrësit dha sot masat e sigurisë për 18 personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë ...