Aktualitet

Virozat nisin akoma pa ardhur dimri, ja masat që duhet të merrni!

27 Tetor 2019, 18:17 Nga DOSJA
Virozat nisin akoma pa ardhur dimri, ja masat që duhet të merrni!

TIRANË- Ndonëse teksa lundroni e kontrolloni me dhjetëra  foto në  Instagram gjatë kësaj fundjave duhet të keni parë që shumë njerëz kanë shkuar në plazh, pasi temperatuarat janë shumë të larta  dhe moti vazhdon të jetë i goxha i qëndrueshëm edhe në ditët  e fundit të tetorit.

Megjithatë në jetën reale, në punë, në shkollë si dhe në shtëpi ndryshe nga postimet në Instagram, duhet të keni parë që shumë njerëz gjatë kësaj jave ka kaluar viroza të rënda, marrje mendësh, dhe lodhje.

Pasi gripi është një virozë e cila prek më së shumti njerëzit në periudhën e dimrit, por mesa duket po vjen para se të vijnë dhe temperaturat e ulëta.

Ajo që duhet të keni parasysh gjatë muajve tetor dhe nëntor, janë masat që duhet të merrni për t’u mbrojtur.

Këto dy muaj janë muajt e duhur për t’u vaksinuar, që sistemi imunitar të jetë më i fortë, në mënyrë që ta përballojë virozat gjatë gjithë dimrit.

Fëmijët dhe mosha e tretë janë ato grup-mosha më të predispozuara për t’u prekur nga virozat, pasi imuniteti i tyre është i dobët.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gripi virozat gripi virozat

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2019, 09:20

DURRËS- Gjykata e Durrësit dha sot masat e sigurisë për 18 personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë ...