Politike

Kur keni komunikuar për herë të fundit me Arben Ahmetajn? Rama: Shumë kohë më para

Rama tha se me Ahmetaj ka komunikuar për herë të fundit para shumë kohësh.

19 Tetor 2023, 22:21 Nga I.A
Kur keni komunikuar për herë të fundit me Arben Ahmetajn? Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka dijeni se ku ndodhet ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia për çështjen e inceneratorëve. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se me Ahmetaj ka komunikuar për herë të fundit para shumë kohësh. Rama po ashtu theksoi se çdo zyrtar që përfshihet në afera korruptova nuk do e ketë mbrojtjen e qeverisë apo të PS.

Fevziu: Keni dijeni se ku ndodhet? Kur keni komunikuar për herë të fundit. A kishit dijeni për lidhjet e tij me bosët e inceneratorëve? E keni mohuar gjithmonë..

Rama: Shumë kohë përpara. Çfarë të kam thënë e them prapë. Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës dhe as e gjithë e atij mundit të bërë. Nuk janë aferat që e kanë plotësuar Elbasanit, por ajo gjëja atje. Në një punë të përbashkët, ata që duan të bëjnë një rruge dy punë, atëherë rrugët ndahen. Aferat korruptive brenda asaj pune të madhe është një aferë korruptove që po merret një organ që e kemi krijuar pikërisht për këtë punë.

edi rama arben ahmetaj

Sondazh

Poll