Politike

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama: Ne sollëm lidershipin evropian në Shqipëri, PD ka promovuar vetëm piramida

Po ashtu Rama tha se qeveria e tij transformoi Shqipërinë, ndërsa PD sipas tij promovoi vetëm piramidat.

19 Tetor 2023, 21:46 Nga I.A
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama: Ne sollëm
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar historike mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Rama tha se ishte ai që i solli liderët evropian në Shqipëri, edhe pse nuk pranoi të thoshte se çfarë përfitoi vendi ynë nga ky samit. Po ashtu Rama tha se qeveria e tij transformoi Shqipërinë, ndërsa PD sipas tij promovoi vetëm piramidat.

“Ai samit është i jashtë zakonshëm. Është historike që në Shqipëri të vijë i gjithë lidërshipi i Europës dhe më pas vjen presidenti i Francës. Është shumë e madhe kjo për një vend si Shqipëria që dilte në lajme vetëm për gjëra të këqija. Ti thua promovoi ekonominë e tregut, PD promovoi piramidat. Ekonominë e tregut e promovoi liria dhe PD me këtë liri promovoi piramidat”, tha Rama.

edi rama samiti i procesit te berlinit ne tirane

Sondazh

Poll