Politike

"Nuk po zbatohen normat dhe ligjet"/ Salianji: Në Shqipëri është ndërtuar një tirani, dhe tiranitë përmbysen

Salianji akuzoi Ramën se po merr kompetenca që nuk i ka në kushtetutë dhe jashtë çdo norme, sipas tij ai përjashtoi nga parlamenti 23 deputetë.

19 Tetor 2023, 21:43 Nga r.ll
"Nuk po zbatohen normat dhe ligjet"/ Salianji: Në Shqipëri
Ervin Salianji

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për aksionin e sotëm të opozitës ku tha se në vendin tonë është ngritur një tirani dhe tiranitë përmbysen.

I ftuar në "Çim Peka Live" në SYRI TV, Salianji akuzoi Ramën se po merr kompetenca që nuk i ka në kushtetutë dhe jashtë çdo norme, sipas tij ai përjashtoi nga parlamenti 23 deputetë.

"Çdo institucion në Shqipëri ka rënë dhe është në dorën e Ramës. Ai po merr kompetenca që nuk i ka në kushtetutë dhe jashtë çdo norme, ai ka përjashtuar nga parlamenti 23 deputetë por dhe mbi 500 mijë shqiptarë nga vendi. Ai po cakton se kush është opozita e vendit  dhe po i heq të drejtat se nuk i cakton Rama, ne i kërkojmë kuvendit si përfaqësues të popullit të zbatojë kushtetutën dhe ligjin. Nëse nuk zbatohen normat, ligjet dhe kushtetuta kemi tirani dhe tiranitë përmbysen.

Ne kemi nisur një aksion si deputete dhe kjo është rruga e parë që nuk do të lejojmë që të caktoi ai opozitën, e trukon debatin opozitar dhe bën me sikur në komisionet. Tre seanca më përpara të kaluara PS tha që po e shtyjmë afatin e reformës zgjedhore dhe do të pranojmë propozimet e opozitës pasi ju ti sillni, dhe deri tani pas një viti e gjysmë nuk ka asnjë përparim në reformën zgjedhore.", tha Salianji. 

ervin salianji

Sondazh

Poll