Politike

Berisha bën deklaratën e fortë: Rama Loboi që Macron të bënte deklaratën për anulimin e vizave të Kosovës

Berisha u shpreh se Rama ka gënjyer se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës.

19 Tetor 2023, 22:06 Nga I.A
Berisha bën deklaratën e fortë: Rama Loboi që Macron të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka lobuar që Presidenti Emmanuel Macron të bënte deklaratën lidhur me anulimin e vizave për Kosovën. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha u shpreh se Rama ka gënjyer se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës.

“Edi Rama pasi u mbyll Samiti, hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. Padroni i tij i tha varteses së vet t’ia japin këtë dhuratë. Nuk ka kërkuar kurrë sanksione ndaj Serbisë, gënjeu vetëm për të mushtuar kosovarët. Vizita e parë në histori e një Presidenti francez, padiskutim e jashtëzakonshme, ishte nën ombrellën e Samitit. Edi Rama e njoftoi vizitë tre ose katër ditore, dhe ajo ishte disa orëshe. Edi Rama loboi në takim që Macron të thoshte deklaratën për vizat… a nuk ishte ky lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij?”, tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll