Politike

"Sot pati nxitje për përplasje fizike", Noka: Do ta kthejmë Kuvendin në binarë me çdo kusht

Deputeti tha gjithashtu se sot ka pasur nxitje për përplasje fizike, duke iu referuar mazhorancës.

19 Tetor 2023, 21:50 Nga r.ll
"Sot pati nxitje për përplasje fizike", Noka: Do ta
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka mori pjesë ditën e sotme në zbatimin e planit të përbashkët të opozitës për të penguar zhvillimin e seancës duke thyer karrige dhe krijuar kaos.

Noka tha në emisionin “Frontline” në Report Tv, se opozita synon të kthejë kuvendin në binarë.

“Ai nuk është më parlament është një strofull e mafies sepse parlamenti funksionon mbi rregullore. Ne do ta kthejmë në binarët Kushtetues atë parlament me çdo çmimim me çdo kusht me çdo rrethanë”, tha Noka. 

Deputeti tha gjithashtu se sot ka pasur nxitje për përplasje fizike, duke iu referuar mazhorancës.

“Kur nuk të jepet zëri, nuk ke si e tregon fuqinë. Ajo duhet të më japë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore. Dhe unë pastaj të tregoj veten, kur këto më mohohen gjithmonë. Sot ka pasur nxitje për përplasje fizike. Sepse vetë ministri i brendshëm u ngjit atje. Demokracia vuan, lëngon në shqipëri. A kam të drejtë të ngre komision hetimor, a e din që gjashtë herë kam tentuar ta bëj dhe nuk është bërë. A është normale që Rama të më caktojë mua se kush do jetë bashkëkryetari im”, tha ai.

flamur noka

Sondazh

Poll