Politike

Aksioni opozitar/ Berisha: Nuk ka më kthim prapa, mekanizmat janë në manualin e mosbindjes civile

Po ashtu Berisha tha se Basha është një fraksion, ndërkohë që PD-ja e vërtetë është ajo që përfaqëson ai.

19 Tetor 2023, 21:41 Nga I.A
Aksioni opozitar/ Berisha: Nuk ka më kthim prapa, mekanizmat janë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se aksioni opozitar i cili nisi sot nuk do të ndalet deri në rikthimin e votës së lirë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha deklaroi se të gjitha mekanizmat që do të ndjekin janë në manualin e mosbindjes civile. Po ashtu Berisha tha se Basha është një fraksion, ndërkohë që PD-ja e vërtetë është ajo që përfaqëson ai. Po ashtu Berisha komentoi edhe dorëheqjen e drejtorit të AMP-së Ardi Veliut.

"Është PD e vërtetë, ka një fraksion që ka marrë peng Edi Rama. Sot jemi fuqia opozitare e vërtetë e vendit. Sot jemi në kushtet e një padrejtësie absolute. Edhe sot e thashë, fillimi është ky, qëllimi është vazhdimi i saj deri në rikthimin e votës së shqiptarëve. Kjo është dhe nuk ka të ndaluar. Sot dha dorëheqjen famëziu Ardi Veliu, sepse famëzi Ardi Veliu është gjetur me encrochat dhe me sky në komunikim me bandat e rrezikshme. Tani nuk ka më kthim. Mekanizmat janë në manualin e mosbindjen civile. Ne nuk e sosim, ne ndalemi vetëm me rikthimin  e votës së lirë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll