Politike

Dokumenti/ Tensionet në Kuvend, PS përjashton nga Kuvendi 23 deputetë demokratë, 'shpëtojnë' 3 prej tyre

Deputetët socisalistë fillimisht kërkuan pezullim për 26 deputetë të opozitës, por PS-ja në mbledhje të Komisionit të Etikës kërkuan përjashtim me 10 ditë për 23 deputetë. 

19 Tetor 2023, 17:52 Nga I.A
Dokumenti/ Tensionet në Kuvend, PS përjashton nga Kuvendi 23
Kuvendi

TIRANË- 23 deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga Kuvendi me 10 ditë, pas prishjes së seancës së sotme plenare. Deputetët socisalistë fillimisht kërkuan pezullim për 26 deputetë të opozitës, por PS-ja në mbledhje të Komisionit të Etikës kërkuan përjashtim me 10 ditë për 23 deputetë. 

Sipas vendimit janë përjashtuar deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj.

Ndërkohë që deputetët Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti dhe Qani Xhafaj nuk morën asnjë masë.

seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll