Sport

TRAGJEDI! Vdes bodybuilderi brazilian në moshën 29-vjeçare, ndodhi gjatë një operacioni në mëlçi...

Bodybuilderi Christian Figueiredo pësoi një goditje në tru gjatë operacionit…

19 Tetor 2023, 14:00 Nga DOSJA

BRAZIL - Bodybuilderi Christian Figueiredo, i cili ishte profesionist që nga viti 2022, vdes në moshën 29-vjeçare, pasi pësoi një goditje gjatë operacionit në mëlçi.

“Duhej të ishte një operacion mjaft i thjeshtë, por kishte komplikime”,- shpjegoi një mik i bodybuilderit brazilian për “Generation Iron”.

TRAGJEDI! Vdes bodybuilderi brazilian në moshën 29-vjeçare,

Bodybuilderi Ricardo Alexandre Martins Correia, një mik i Christian Figueiredo, tha se "Chris kishte nevojë për një operacion, por fatkeqësisht ai pësoi një goditje në tru.

Ata u përpoqën të parandalonin gjakderdhjen, por më pas ai pati një atak të pazakontë në zemër. Trupi i tij u trondit. Fatkeqësisht, ka gjëra që janë jashtë kontrollit tone”.

Vdekja e Christian Figueiredo u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Vivi Torres, në Instagram.

TRAGJEDI! Vdes bodybuilderi brazilian në moshën 29-vjeçare,

"Do të jesh gjithmonë ti! Përgjithmonë. Të dua dhe do të të dua gjithmonë. Zoti të mori pranë Tij, në një vend të bukur dhe të sigurt që e meriton, ku do të të japë qetësi dhe paqe. Pusho në paqe dashuria ime,"- ka ndarë Vivi Torres.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll