Sport

TRAGJIKE! Vritet një kampion bodybuilding në Brazil, ai po stërvitej në palestër…

Vrasësit e gjetën Eustácio Batista, kampion në bodybuilding në 2018 dhe 2019, falë publikimeve të tij në Instagram

19 Tetor 2023, 11:30 Nga DOSJA

BRAZIL - Eustácio Batista, ish-kampion i bodybuilding-ut, i cili u dallua në kategorinë e fizikut për meshkuj (ai fitoi kampionatin kombëtar në 2018 dhe kampionatin shtetëror në 2019), u qëllua për vdekje nga vrasës me armë zjarrik, ndërsa stërvitej në një palestër në Botucatu, qytet në Brazil.

TRAGJIKE! Vritet një kampion bodybuilding në Brazil, ai po

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së palestrës, mund të shihni se si Eustácio Batista po bisedon me një gjimnazist, kur sheh dy vrasësit hyjnë në palestër dhe bodybuilderi 27-vjeçar, përpiqet t'u shpëtojë kriminelëve.

TRAGJIKE! Vritet një kampion bodybuilding në Brazil, ai po

“Metropoles” raporton se një nga personat, që po stërvitej në palestër, është goditur nga një plumb qorr. Policia lokale mbërriti menjëherë në palestër, por nuk arriti t’i kapte vrasësit. Hetimi për kapjen e kriminelëve që vranë Eustácio Batista dhe zbulimin e motivit të vrasjes është i hapur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll