Sport

Legjendari Bielsa i mahnitur nga Argjentina, për të “Albicelestët” janë në krye!

Pas fitores 2-0 ndaj Brazilit, trajneri Marcelo Bielsa i Uruguajit ka analizuar formën e shkëlqyer të Argjentinës.

19 Tetor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Legjendari Bielsa i mahnitur nga Argjentina, për të

URUGUAJI - Kampionët e Botës janë në një ecuri shumë të mirë. Që nga kurorëzimi i tyre në Katar në dimrin e vitit 2022, Argjentina ka pasur një varg fitoresh dhe së fundi, gjatë natës së djeshme, shokët e skuadrës së Lionel Messit kanë bërë tashmë një hap të madh për Botërorin 2026, duke mundur Perunë (2-0) me rastin e ndeshjeve të katërta të kualifikimeve për zonën e Amerikës së Jugut. 

Nga ana e tij, rivali i përjetshëm, Brazili nuk është në formë të mirë dhe pas barazimit të pësuar ndaj Venezuelës (1-1) javën e kaluar, ‘Seleção’ humbi kundër Uruguait (2-0). Skuadra e drejtuar tashmë nga Marcelo Bielsa zë vendin e 2-të në këto kualifikuese për Botërorin 2026. Përplasja e nëntorit mes Argjentinës dhe Uruguajit premton të jetë shumë interesante.

Duke qenë argjentinas, Marcelo Bielsa ka një farë ndjeshmërie për “Albiceleste”-n, trajner i së cilës ishte mes viteve 1998 dhe 2004. Në fund të takimit mes Uruguajit dhe Brazilit, trajneri i “Celestëve” u pyet për Argjentinën, të cilën ai e lavdëroi, duke i pozicionuar shokët e skuadrës së Lionel Messit në krye të zones së Amerikës së Jugut. 

“Argjentina është në një cikël të shkëlqyer, jo vetëm për sa i përket rezultateve, si kampione e botës, por edhe në dëshirën e saj për të vazhduar fitoret, në mënyrën se si luan futboll dhe në besimin që e frymëzon. Të gjitha këto rrisin gjithmonë kapacitetin e një ekipi të lartë. Është një ekip që është plot me virtyte”,- tha Marcelo Bielsa për shtypin, siç raportohet nga “L'Equipe”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll