Sport

E FUNDIT/ Al Hilal mund të marrë kompensim milionash nga FIFA, për dëmtimin e Neymar

Ylli brazilian rrezikon një pushim të gjatë dhe klubi saudit mund të kërkojë kompensim

19 Tetor 2023, 12:44 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Al Hilal mund të marrë kompensim milionash nga FIFA,

ARABIA SAUDITE - Dëmtimi i Neymar, i cili pritet ta lërë brazilianin jashtë fushës për 9 deri në 12 muaj, sipas shtypit brazilian, do ta penalizojë skuadrën e Al Hilalit të Jorge Jesus pa kontributin e lojtarit kryesor, por klubi saudit mundet të marri një kompensim milionash për këtë situatë. 

E gjitha kjo falë Programit të Mbrojtjes së Klubeve të FIFA-s, i cili siguron kompensimin në rast të një dëmtimi, që e mban një lojtar jashtë fushën për më shumë se 28 ditë rresht.

"FIFA supozon maksimumi një vit dëmtim dhe shuma maksimale e dëmshpërblimit është 7.5 milionë euro. Në ditë pa luajtur, shuma maksimale është 20.5 mijë euro.

Shuma totale që ky program i FIFA-s shpërndan në vit për klubet për arsye dëmtimesh është 80 milionë euro, ndaj çdo pretendim nga Al Hilal do të duhet të bëhet brenda këtyre parametrave”,- ka shpjeguar për gazetën ‘Marca’ avokati i specializuar në të drejtën sportive Eduardo Carlezzo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll