Sport

VIDEO/ “Versioni kamerunas i Ronaldos”, Kylian Mbappe 'tallet' me golin e babait të tij!

Kylian Mbappé u argëtua nga goli i babait të tij, Wilfried Mbappé, gjatë ndeshjes së Variétés Club de France.

19 Tetor 2023, 13:00 Nga DOSJA
VIDEO/ “Versioni kamerunas i Ronaldos”, Kylian Mbappe

FRANCE - Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Variétés Club de France, organizoi një ndeshje show kundër Team Calais. I pranishëm ishte edhe pensionisti shumë i ri i futbollit, Eden Hazard, si dhe Didier Deschamps dhe Laurent Blanc. 

I nisur në një aksion nga Eden Hazard, babai i yllit francez, Wilfried Mbappé, mashtroi portierin kundërshtar, përpara se të shënonte golin e 6-të në favor të Variétés Club de France. 

Në Twitter, Kylian Mbappé ka reaguar ndaj publikimit të BeIN Sport, “Vdiqa nga e qeshura”, ka shkruar francezi. "Versioni juaj kamerunas është gati,"- tha golashënuesi i PSG, duke identifikuar dhe krahasuar babain e tij me Ronaldo ‘Fenomenin’ brazilian. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll