Sport

Ai mbështeti Palestinën në konfliktin me Izraelin, krijohen probleme te Bayern: "Të gjithë e dinë se çfarë vlerash mbron klubi"

Skuadra bavareze i tërheq vëmendjen lojtarit të saj Noussair Mazroui, pasi ai foli për mbështetjen e Palestinës

19 Tetor 2023, 11:42 Nga DOSJA

GJERMANI - Bayern Munich po përjeton ditë të trazuara me konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, pas fjalëve që tha një prej futbollistëve të tij, që u bë protagonist. Konkretisht, është marokeni Noussair Mazroui, i cili së fundmi u shpreh duke treguar mbështetjen e tij për Palestinën, duke bërë që skuadra bavareze të flasë për këtë çështje përmes një deklarate zyrtare. 

"Bayern e ka kontaktuar atë pas postimeve të tij në Instagram të dielën e kaluar. Lojtari aktualisht është me ekipin e tij kombëtar (Marok) dhe pas kthimit të tij është planifikuar një takim personal me drejtuesit e klubit,"- tha Bayern në deklaratën zyrtare të cituar .

Publikimi i mosmarrëveshjes është një 'storie' e Mazraoui në profilin e tij zyrtar në Instagram, në të cilin ai ka 2.4 milionë ndjekës dhe në të shfaqet një imazh i Jeruzalemit pranë një vargu nga Kurani, duke shprehur kështu mbështetjen e tij për palestinezët. 

Ai mbështeti Palestinën në konfliktin me Izraelin, krijohen
Postimi i Mazraoui në Instagram

Duke iu rikthyer deklaratës së Bayern Munichut në këtë drejtim, skuadra gjermane u tregua kategorike. "Të gjithë, përfshirë punonjësit dhe lojtarët, e dinë se çfarë vlerash përfaqëson Bayern. Ne i shprehëm ato publikisht dhe pa mëdyshje në një deklaratë direkt pas sulmit terrorist kundër Izraelit. Ne kujdesemi për miqtë tanë në Izrael dhe ne qëndrojmë pranë tyre. Në të njëjtën kohë kohë, shpresojmë për një bashkëjetesë paqësore të të gjithë popujve të Lindjes së Mesme”,- thuhet në tekst.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll