Sport

Algjeria pezullon të gjitha ndeshjet e futbollit në shenjë solidariteti me Gazën...

Federata Algjeriane ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha ndeshjet e saj të futbollit “deri në një njoftim tjetër”, në mënyrë që të solidarizohet me Gazën.

19 Tetor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Algjeria pezullon të gjitha ndeshjet e futbollit në shenjë

ALGJERI - Federata Algjeriane (FAF) njoftoi këtë të mërkurë në një deklaratë zyrtare se po pezullonte "të gjitha garat dhe ndeshjet e futbollit, deri në njoftimin e mëtejshëm", në solidaritet me popullin palestinez. Pezullimi u njoftua një ditë pas një sulmi që vrau të paktën 471 njerëz në një spital në Gaza.

Mbështetje tradicionale dhe e pakushtëzuar e çështjes palestineze, Algjeria ka njoftuar të dielën se pranoi të presë "të gjitha ndeshjet zyrtare dhe jozyrtare që janë në kuadër të përgatitjes së kombëtares së futbollit palestinez për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe Kupën e Kombeve të Azisë 2027 dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet që lidhen me këto ngjarje.

Rrjedhimisht, ndeshja zyrtare Palestinë - Australi, e planifikuar për 21 nëntor 2023, e cila është pjesë e kualifikueseve të Botërorit 2026, do të zhvillohet në tokën algjeriane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll