Politike

“S’mund të ketë normalitet”/ Salianji: PS dhe Rama do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita!

Salianji tha se PS nuk ka lidhje me fjalën dhe ligjin.

19 Tetor 2023, 11:38 Nga A.B
“S’mund të ketë normalitet”/ Salianji: PS dhe Rama
Ervin Saliaji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji paralajmëroi se Rama dhe PS do të marrin përgjigjen që meritojnë nga opozita. Salianji tha se PS nuk ka lidhje me fjalën dhe ligjin.

“PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores. Një seancë siç ishte solemne për Kosovën, PS vendosi që të përdhosë Kuvendin, për ta përdhosur atë. PS nuk ka të drejtë as qeveria, që të rrëzonte 3 komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Ndaj ishte komisioni hetimor për konfliktin e interesit. Ne po themi që të diskutojmë që të diskutojmë për çështje që kanë interes për kontroll parlamentar.”, tha ai.

ervin salianji

Sondazh

Poll