Politike

BLLOKIMI i opozitës në Kuvend/ Maxhoranca detyrohet të shtyjë seancën, Felaj: Do merren masa për të gjithë ju

Felaj u shpreh se seanca do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet normalisht.

19 Tetor 2023, 10:24 Nga A.B
BLLOKIMI i opozitës në Kuvend/ Maxhoranca detyrohet të
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shtyrë,  pas aksionit të opozitës për bllokimin e Kuvendit.

“Do merren masa për të gjithë ju”, tha zv.kryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, e cila dha lajmërimin nga vendet e deputetëve, pasi opozita bllokoi foltoren dhe rrëzoi karriget e ministrave.

Felaj u shpreh se seanca do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet normalisht.

Kjo seancë sot nuk do të zhvillohet, do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet seancë normale. Sipas rregullores për të gjithë deputetët që cilët sot janë përfshirë në veprime dhe akte të papranueshme, jo vetëm i tërhiqet vëmendja por edhe do të merren masa për secilin prej tyre. Ky është vullneti i Shqipërisë dhe ju s’mund ta tjetërsoni, seanca shtyhet”, tha Felaj./Dosja.al

seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll