Politike

Opozita s'largohet nga Kuvendi! "Kërcënimi" i deputetit të PD: Nëse nuk doni të digjet salla…

Kryedemokrati Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës

19 Tetor 2023, 10:47 Nga A.B
Opozita s'largohet nga Kuvendi! "Kërcënimi" i deputetit
Opozita ne Kuvend

TIRANË- Deputeti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit. Kjo deklaratë u tha nga ai teksa ishte brenda sallës së Kuvendit, e cila ka mbetur pa energji, pas fikjes së dritave pas tensioneve të krijuara.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave./Dosja.al

seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll