Politike

“Pusho ti Çuçi”/ Berisha përplaset me socialistët, i drejtohet Felajt: Je turpi i Shqipërisë, ke 5 familjarë në Prokurori

Berisha u përplas edhe me zëvendës kryetaren e parlamentit Ermonela Felaj, të cilës i tha se është “turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës”, pasi ka futur 5 familjarë në Prokurorinë e Tiranës.

19 Tetor 2023, 10:26 Nga A.B
“Pusho ti Çuçi”/ Berisha përplaset me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër. Ai është përplasur me anëtarët e mazhorancës, duke u thënë të pushojnë sepse me britmat e tyre nuk mund të ndalojnë komunikimin e tij me qytetarët.

Ai iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, duke i thënë të pushojë dhe duke e pyetur nëse “merr vesh”.

Më tej, ai përplas edhe me zëvendës kryetaren e parlamentit Ermonela Felaj, të cilës i tha se është “turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës”, pasi ka futur 5 familjarë në Prokurorinë e Tiranës.

Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot zërin tonë. Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, turpi i Ballkanit, i Europës. Ke futur 5 familajrë në Prokurori”, iu drejtua ai Ermonela Felajt. Kjo ka patur burrin të marrë peng nga bandat se vendoste gjoba si prokurore”, u shpreh Berisha.

sali berisha seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll