Politike

FOTOLAJM- Kuvendi fik dritat, Salianji s'ndalon, mban fjalim në errësirë në foltore

Salianji deklaroi se nuk ka për të pasur normalitet në sallën e Parlamentit nëse nuk kthehen çështjet legjitime.

19 Tetor 2023, 10:34 Nga A.B
FOTOLAJM- Kuvendi fik dritat, Salianji s'ndalon, mban fjalim në
Ervin Salianji

TIRANË- Edhe pse Kuvendi fiku energjinë elektrike, deputetët demokratë nuk u larguan nga salla. Fjalën në foltore e ka marrë dhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili theksoi se PS kërkon që të emërojë me forcën e kartonit dhe bashkëkryetarin e reformës zgjedhore.

Salianji deklaroi se nuk ka për të pasur normalitet në sallën e Parlamentit nëse nuk kthehen çështjet legjitime.

PS rrëzoi 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita. Ka vendim të GJK dhe është taksative që kërkimi i komisioneve hetimore parlamentare është instrument i opozitës për kontrollimin e qeverisë, E rrëzuan komisionin për TIMS-in për shkak se janë përfshirë deri në fyt, nga patronazhistët që i shpëtuan me prokurori te AKSH-i, rrjedhja e të dhënave, etj. E njëjta gjë për komisionin hetimor për konfliktin e interesit. PS ka rrëzuar komisione hetimore për çështje si rrjedhja e të dhënave, konflikti i interesit, apo edhe fluturimet me ‘charter’ të kryeministrit. I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfund që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, u shpreh ai.

ervin salianji seance plenare 19 tetor 2023

Sondazh

Poll