Politike

Berisha: Dritat u fikën nga një grup gangsterësh, këtë betejë e kemi detyrim ndaj qytetarëve

Berisha shtoi se deputetët e opozitës do të luftojnë në parlament për qytetarët deri në rikthimin e votës së lirë.

19 Tetor 2023, 10:50 Nga A.B
Berisha: Dritat u fikën nga një grup gangsterësh, këtë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me disa prej deputetëve të opozitës ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit, edhe pse në errësirë. Ai ka deklaruar se kjo është dita e parë e betejës së opozitës.

FJALA E BERISHËS:

Siç e shihni, si një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh, fikën dritat dhe u larguan.Por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në parlament ju garantoj se do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet.

Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Për herë të parë, Edi Rama, në traditën më të egër të etërve të tij xhelatë, mori përsipër duke gjetur një peng, të keqpërdorë atë në mënyrë ekstreme dhe ta paraqesë si përfaqësues të opozitës në reformën elektorale, në një kohë kur ai nuk përfaqëson gjë tjetër veçse interesat e tij më të ngushta, më të dyshimta dhe më kriminale.
Kjo është dita e parë e betejës sonë, në këtë betejë e kemi detyrim ndaj jush.

Ju, me kurajën votuat kundër qeverisë. Kundër një qeverie e cila ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Ka rekordet më të zeza në lidhje me krimin dhe drogën. Ka rekordet më të zeza në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me pasuritë publike dhe fondet e buxhetit të shtetit. Ka rekordet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës nga Sinaloa e Meksikës që sot është kryekarteli i botës te grupet në Ekuador dhe në vende të tjera. ka rekordet më të zeza në liritë dhe të drejtat e qytetarëve, dhunimin masiv të votës.

sali berisha

Sondazh

Poll