Aktualitet

Plagosi me armë 16-vjeçarin, shpallet në kërkim adoleshenti në Kamëz

Shkaqet e plagosjes ende nuk dihen dhe autori është shpallur në kërkim.

18 Tetor 2023, 17:22 Nga I.A
Plagosi me armë 16-vjeçarin, shpallet në kërkim
Policia

KAMËZ- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se një 18-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një adoleshent 16-vjeçar. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që 18-vjeçari është identifikuar. Shkaqet e plagosjes ende nuk dihen dhe autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "OSBE", në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë,  një 16-vjeçar. 16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

plagosje ne kamez

Sondazh

Poll