Aktualitet

“S’janë punonjës shteti” PS rrëzon propozimin e Zhupës, deputetja: Gazetarët të mbrohen si policët nga dhuna

Zhupa, kërkoi nga komisioni që gazetarët të trajtohen si subjekt i veçantë në ligjin 238 të Kodit Penal, në rastet e goditjes dhe kanosjes për shkak të detyrës.

18 Tetor 2023, 14:46 Nga h.k
“S’janë punonjës shteti” PS rrëzon propozimin e
Komisioni i Ligjeve

TIRANË-Deputetët e Partisë Socialiste kanë rrëzuar paraditen e sotme në Komisionin e Ligjeve propozimin e deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa për ndryshime në Kodin Penal. Propozimi u rrëzua me 14 vota kundër nga mazhoranca, edhe pse pati një referim të gjatë nga deputetja Erisa Xhixho për të votuar projektligjin. 

Zhupa, kërkoi nga komisioni që gazetarët të trajtohen si subjekt i veçantë në ligjin 238 të Kodit Penal, në rastet e goditjes dhe kanosjes për shkak të detyrës.

Veprat penale që kërkon ndryshim Zhupa parashikon punonjësit e shtetit, ata të medias nuk janë punonjës shtetëror dhe në funksion të publikut. Kodi Penal ka një nen që është “rrethanat rënduese”, i lejon gjykatës që nëse goditja apo kanosja i ndodh gazetarëve, dënimi të jetë më i rëndë se kur vepra i ndodh një subjekti të rastësishëm. Me ndryshimet që kërkoni i bie që media është në rrezikshmëri këtu në Shqipëri, por jo nuk është e rrezikuar”,  tha Felaj.

komisioni i ligjeve ina zhupa

Sondazh

Poll