Aktualitet

Tragjedia e Gërdecit, Drita Cani: Unë dhe familjarët e mi merreshim me çmontimin e predhave, nuk kishte rregulla në punë

Po ashtu shtoi se në fabrikën e demontimit nuk ka parë kurrë asnjë ushtarak dhe as Ministrin e atëhershëm Fatmir Mediun.

18 Tetor 2023, 16:26 Nga I.A
Tragjedia e Gërdecit, Drita Cani: Unë dhe familjarët e mi
Gerdeci

TIRANË- Dëshmia e një prej punëtorëve të Gërdecit, Drita Cani është zbardhur në SPAK. Mësohet se ajo ka deklaruar se në fabrikën e demontimit, bashkë me familjen e saj merrej me çmontimin e predhave. Po ashtu ka theksuar se në në punë nuk kishte rregulla dhe as mbrojtje. Po ashtu shtoi se në fabrikën e demontimit nuk ka parë kurrë asnjë ushtarak dhe as Ministrin e atëhershëm Fatmir Mediun.

Drita Cani: Kam punuar në fabrikën e demontimit të armëve, në qeshor 2007 kam nisur. Kam punuar për 4-5 muaj. Ditën e shpërthimit nuk kam qenë në punë, pasi isha operuar dhe atë ditë në vendin tim ishte goca. Aty kam punuar unë, djali dhe bashkëshorti. Nuk kemi pasur kontrata pune, kishim vetëm një përgjegjës me emrin Vangjel. Ne na kishte punësuar një person me emrin Dritan. Municioni vinte me makina të ushtrisë. Unë me familjarët e mi merreshim me cmontimin e predhave. Ne i shkarkonim nga kamionët hapnim arkat dhe më pas me mjete të ndryshme si sqeparë dhe dalta i hicnim diabolat dhe me cekic bënim cxjerrjen e bartutit. Pasi bëhej ndarja predhat largoheshin me fadroma ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej tek magazina.

Pyetjes së avokatëve se cfarë bëhej me barutin dhe momentin e shpërthimit Drita Cani i është përgjigjur: Se di cfarë bëhej me barutin, por sipas asaj cfarë më ka thënë goca flaka ka nisur tek dera e magazinës ku dërgohej baruti. Ishte punë e rrezikshme, por ne besonim tek shteti se shteti na solli atje, rregulla në punë nuk kishte, nuk na kanë kërkuar dokumenta kur kemi nisur punë. Fatmir Mediun se kam parë kurrë dhe as ushtarakë.

Prokuroria e cila përfaqësohej nga Klodian Braho dorëzoi për gjykatën dëshmin e plotë të Drita Canit të dhenë në qeshor të 2008.

drita cani ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll