Aktualitet

Seanca ndaj Fatmir Mediut/ Zbardhet dëshmia e rojes së fabrikës: Mori flakë një karrocë, njerëzit filluan të bërtisnin

Po ashtu ai ka deklaruar se ka parë një punëtor tjetër që saldonte karrocat, ndërkohë që vetë u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

18 Tetor 2023, 15:43 Nga I.A
Seanca ndaj Fatmir Mediut/ Zbardhet dëshmia e rojes së fabrikës:
SPAK

TIRANË- Dëshmia e Fejzi Shehut në SPAK, i cili ka punuar si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit të armëve për dy ditë në Gërdec është zbardhur. Mësohet se para gjykatës, Shehu ka theksuar se fillimisht ai pa që mori flakë një prej karrocave dhe se punëtorët aty ishin të tmerruar. Po ashtu ai ka deklaruar se ka parë një punëtor tjetër që saldonte karrocat, ndërkohë që vetë u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

“Isha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një familjarë i një personi që kërkonte ti jepte ushqimin. Qesen e mora unë dhe jam futur brënda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën pranë një karrocë dhe njerzit filluan të bertisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi dhe ika me vrap. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës nga Qemal Deliu. Kam parë Qemalin që atë ditë ka dal dy tre herë jashtë për të salduar karroca dhe të gjitha levizjet bëheshin me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij Qemalit e kam mësuar pas shpërthimit sepse nuk e njihja pasi kisha vetëm dy ditë qe punoja në fabrikë”, ka thënë Shehu.

fejzi shehu ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll