Aktualitet

Punësimi i detyruar/ 30 deputetë të PD në krah të studentëve të mjekësisë, çojnë ligjin në Kushtetuese

Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk pajisë për 5 vite me diplomë mjekët e rinj.

18 Tetor 2023, 14:18 Nga A.B
Punësimi i detyruar/ 30 deputetë të PD në krah të
Studentet

TIRANË- 30 deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë në mbështetje të studentëve të mjekësisë që kërkojnë shfuqizimin e ligjit që i detyron ato të punojnë në Shqipëri për 5 vite ose në të kundërtën do duhet të paguajnë shifrën prej 250 mijë lekësh për një vit.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk pajisë për 5 vite me diplomë mjekët e rinj. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

 ‘Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.’ – shkruan Bardhi.

gazment bardhi protesta e studenteve

Sondazh

Poll