Aktualitet

Gjyqi i Gërdecit/ Debat mes Feruza Durdës dhe avokatëve të Mediut: Djali im humbi jetën nga një krim shtetëror

Sipas raportimeve në media bëhet e ditur se ka patur debate mes Feruza Durdës, babait të një prej viktimave me avokatët e ish-ministrit.

18 Tetor 2023, 14:58 Nga h.k
Gjyqi i Gërdecit/ Debat mes Feruza Durdës dhe avokatëve të
Fatmir Mediu, SPAK

TIRANË-Seanca e çështjes “Gërdeci” po zhvillohet paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme ku janë dhënë dëshmi nga familjarët e viktimave të tragjedisë së ndodhur 15 vite më parë. Ish-ministri Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm dhe përfaqësohej gjatë seancës nga avokatët e tij.

Sipas raportimeve në media bëhet e ditur se ka patur debate mes Feruza dhe Zamira Durdajt, prindërve të një prej viktimave me avokatët e ish-ministrit. Durda ka thënë në sallën e gjyqit se vdekja e djalit të tij erdhi si pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit, duke e quajtur një krim shtetëror. Durdaj ka dorëzuar në gjykatë dy fletoret e klasës së parë të djalit të saj ajo i kërkoi trupës gjykuese se kërkon llogari pse fletoret janë bosh dhe vendimin ta shkruajnë aty.

Zamira Durdaj: Unë nuk kam asgjë personale me Fatmir Mediun unë e kam me shtetin, ne kishim besim tek shteti dhe tek ushtria nuk mendonim se shteti jonë do na vriste kam humbur 3 pjestarë të familjes nga shpërthimi. Babi im i ndjer më kishte thënë se aty kishte pasur edhe më herët zjarre, por janë shuar. E dija që aty ishte me rrezik por askush nuk na dëgjonte, sepse edhe fshatarët mund ta merrnin si një sulm ose zili pse ata punojnë aty. Unë në atë kohe nuk kisha ku të shkoja sepse nuk i njihja këta zotërinjt këtu (gazetaret) këta më kanë qëndruar afër këto 15 vjet.

gjyqi i gerdecit fatmir mediu

Sondazh

Poll