Politike

Berisha: Qëndrimet ndaj Kosovës, të presidentit kroat dhe Edi Ramës janë si dita me natën

Po ashtu ai ka shtuar se Kroacia është një vend mik i Shqipërisë dhe i Kosovës.   

18 Tetor 2023, 16:11 Nga I.A
Berisha: Qëndrimet ndaj Kosovës, të presidentit kroat dhe Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat, pas seancës së posaçme ku foli presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç. Berisha në fjalën e tij ka theksuar se qëndrimet e Presidentit kroat ndaj Kosovës, janë si dita me natë në lidhje me qëndrimet që ka Rama. Po ashtu ai ka shtuar se Kroacia është një vend mik i Shqipërisë dhe i Kosovës.   

"Ishte detyrim moral dhe i gjithanshëm, në respekt të Kroacisë një vend mik i vërtetë i Shqipërisë dhe të presidentit të saj, Milanoviç i cili me qëndrimet e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe pas OKB-së ka dëshmuar ndjenjat e tij më miqësore ndaj shqiptarëve, Kosovës, por edhe të shtetarit në respekt të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare. Të krahasosh ato qëndrime me qëndrimet e Edi Ramës, i cili për dy apo tre ditë me radhë e shndërroi Tiranën nga kryeqytet evropian që duhej të ishte në kryeqytet, në gjysmën tjetër të Beogradit, apo të them në kryeqytet të megafonave të luftës së ftohtë kundër Kosovës dhe Prishtinës, konstaton një kontrast si nata me ditën. Ndaj dhe ne përshëndesim vizitën e presidentit Milanoviç dhe e garantojmë Kroacinë se për ne marrëdhëniet me këtë vend mik, anëtar të BE-së dhe NATO, janë një përparësi e padiskutueshme në marrëdhëniet tona në rajon dhe me gjerë," tha Berisha.

sali berisha zoran milanoviç

Sondazh

Poll