Politike

Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti. Përgjigjen Edi Ramës do të ja japim në çdo seancë

Berisha u shpreh se opozita në parlament do të mbrojë me çdo kusht interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri

18 Tetor 2023, 16:03 Nga I.A
Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se tentativa e Edi Ramës, për ti përcaktuar opozitës bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore, do të marrë përgjigjen e mertiuar në çdo seancë. Duke folur për mediat, pas seancës së posaçme për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, Berisha u shpreh se opozita në parlament do të mbrojë me çdo kusht interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri.

"Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. Por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës dhe jo atë që zgjedh opozita vetë. Ti emërojë dhe ti rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore, parlamentare që është një mision kushtetues të opozitës. Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon ngritjen e asnjë komisioni pasi çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij. Prandaj opozita do të nisë aksionin e saj, në parlament dhe kudo për ti dhënë përgjigje Edi Ramës. Ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës. Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri," tha Berisha.

sali berisha zoran milanoviç

Sondazh

Poll