Politike

"Protesta e Mjekësisë"/ Bardhi: I bëj apel qeverisë të dëgjojë studentët, mbështesim ankesën e tyre në Kushtetuese

Bardhi apelon ndaj qeverisë që të dëgjojë zërin e studentëve dhe mbështet ankesën e tyre.

18 Tetor 2023, 15:37 Nga h.k
"Protesta e Mjekësisë"/ Bardhi: I bëj apel
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar paraditen e sotme në mbështetje të protestës së studentëve të mjekësisë. Bardhi apelon ndaj qeverisë që të dëgjojë zërin e studentëve dhe mbështet ankesën e tyre.

Nga ana tjetër Kreu i Grupit të PD-së ka theksuar se mbështet nismën e studentëve për të dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese. 

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT

GPPD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në GjK ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite.

Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.

gazment bar protesta e studenteve te mjekesis

Sondazh

Poll