Politike

Bardhi: Situata e parlamentarizmit në Shqipëri më e rënda në 30 vite, janë rrëzuar nismat dhe bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore

Bardhi kritikoi dhe zbardhi në të njëjtën kohë situatën e krijuar për heqjen e hapësirës së opozitës nga punimet e Kuvendit. 

17 Tetor 2023, 15:04 Nga h.k
Bardhi: Situata e parlamentarizmit në Shqipëri më e rënda
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Palamentar të Partisë Demokratike ka dhënë një prononcim për mediat pas mbledhjes me deputetët. Bardhi kritikoi dhe zbardhi në të njëjtën kohë situatën e krijuar për heqjen e hapësirës së opozitës nga punimet e Kuvendit. 

"Të nderuar qytetarë në përfundim të mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, kemi diskutuar me shumë përgjegjshmëri dhe opozitën në situatën të parlamentarizmit në vend. Me urdhër politik janë bllokuar 30 projketligje nga mazhoranca. Brenda një jave në historinë e parlamentarizmit janë rrëzuar 3 komisione hetimore. Kemi kërkuar komision hetimor për TIMS dhe kemi kërkuar komision për shëndetësinë. Me urdhër politik të Edi Ramës iu ju hoqën anëtarët opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore. I ka hequr të drejtën shumicën dërrmuese deputetëve të opozitës, bashkëryetarin në Reformën Zgjedhore."- tha Bardhi për mediat. 

gazment bardhi grupi parlamentar i pd

Sondazh

Poll