Politike

Macron: Kosova nuk mbajti fjalën, ne pezulluam vizat

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është Vuçiç duhet të dëojë  aktin e 24 shtatorit, ndërsa nga Kosova pret një riorganizim të zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit.

17 Tetor 2023, 12:05 Nga a.l
Macron: Kosova nuk mbajti fjalën, ne pezulluam vizat
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është Vuçiç duhet të dëojë  aktin e 24 shtatorit, ndërsa nga Kosova pret një riorganizim të zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit. Presidenti i francez, bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë. 

"Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar. E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është  pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk u mbajt. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën,” u shpreh Macron.

emmanuel macron

Sondazh

Poll