Politike

"Po riparojmë gabimin e bërë që nga 1912"/ Macron: Ishte momenti i duhur për këtë vizitë

Presidenti u shpreh i lumtur për dekoratën që i kishte dhënë Ismail Kadaresë dhe shprehu dëshirën për vijimin e mësimit të gjuhës franceze në vendin tonë. 

17 Tetor 2023, 11:16 Nga r.ll
"Po riparojmë gabimin e bërë që nga 1912"/ Macron:
emmanuel macron

TIRANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron në konferencën e tij për mediat tha se vizita e tij në Shqipëri është kryer në momentin e duhur.

Ai tha se e sheh si riparim të gabimit që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk ka ardhur në Shqipëri. Presidenti u shpreh i lumtur për dekoratën që i kishte dhënë Ismail Kadaresë dhe shprehu dëshirën për vijimin e mësimit të gjuhës franceze në vendin tonë. 

"Unë mund t’ua them që jam i  lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdes diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që gjendjen krah jush në një moment kaq delikat në Evropë. Me luftën në Ukrainë, me terrorizmin në vendin tonë, luftën në Kaukaz sepse u përmenda sulmin e djeshëm në Buksel. Të qenurit krah jush është një formë riangazhimi i Francës prej jush dhe në Rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu... dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston në marrëdhëniet tona. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të vijojmë të sjellim gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë."- tha Macron.

emmanuel macron

Sondazh

Poll