Politike

Macron në Tiranë: Jam i bindur se Shqipëria është ankoruar në Europë, ka vullnet në plotësimin e reformave

Macron gjithashtu tha se nëse Europa do ta mendojë veten si fuqi, ka nevojë të ribashkohet. 

17 Tetor 2023, 11:20 Nga r.ll
Macron në Tiranë: Jam i bindur se Shqipëria është
emmanuel macron

TIRANË-Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez u shpreh i bindur se shumë shpejt Shqipëria do jetë pjesë e familjes europiane.

Ai tha se vendi ynë ka vullnet dhe ambicie në plotësimin e refomave në rrugën drejt BE. Macron gjithashtu tha se nëse Europa do ta mendojë veten si fuqi, ka nevojë të ribashkohet. 

"Në luftën kundër krimit e trafikut, ju falënderoj që keni qenë efikasë në këtë fushë, gjë që na ka bërë të nënshkruajmë një marrëveshje dhe ta vëmë në zbatim. Unë jam i bindur që vendi juaj është i ankoruar në Europë. Të jem këtu me ju sot është të dëshmoj një moment historik të kontinentit tonë. Konferenca ndërqeveritare shënoi rrugën drejt BE. Jeni një popull që e do Europën. Jemi në një moment ku duhet tju japim sensibilitet historik. Synojmë një bashkim mes të ngjashmish, ku të flasim për çështje të përbashkëta. Nëse Europa do ta mendojë veten si fuqi, ka nevojë të ribashkohet. Nuk është dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, është mirë për ju, është mirë për ne. Ju keni vullnetin për ta mbartur këtë ambicie. Këtu vë re në dashuri për dinjitetin njerëzor, këtë rrugë ju do ta kryeni, detyra jonë është t’ju shoqërojmë me respekt. Shpresojmë të gjejmë rrugën e ribashkimit, përndryshe do të jetë rreziku që këto procese pafund të dekurajojnë vendet. Nuk është ajo që dua unë. Kam qenë gjithnjë i sinqertë. Kjo është jeta e popujve, ne jetojmë në kohë pasionesh. Dua që Europa jonë të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara në rrugën e emancipimit, në rrugën e pavarësisë ushtarake e teknologjike. Jam i bindur që epoka që po hapet është ribashkimi i Europës sonë. Ju falënderoj për atë që ndjej këtu, për forcën e ëndrrës europiane." tha Macron. 

emmanuel macron

Sondazh

Poll