Politike

'Vuçiç duhet të jetë përgjegjës'/ 3 propozimet e Macron për tensionet në Veri: Zgjedhje, pjesëmarrje të serbëve dhe Asosacion

Ai bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë.

17 Tetor 2023, 11:52 Nga a.l
'Vuçiç duhet të jetë përgjegjës'/ 3
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dhënë tre propozimet e tij për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës pas  sulmit të 24 shtatorit. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai u shpreh se Vuçiç duhet ta dënojë sulmin, ndërsa propozoi se për uljen e tensioneve duhet riorganizim i zgjedhjeve me pjesëmarrjen e serbëve dhe njohja e Asosacionit.  Ai bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë.

"Sikurse e dini ne i ndjekim tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Vuçiç të dënojë sulmet në veri. Ajo që presim është riorganizimi i zgjedhjeve, pjesmarrjen e serbëve dhe njohjen e asosacionit. Pres që Vuçiç të jetë i hapur, pres të tjera nga presidenti kryeministri kosovar. Vizat janë pezulluar, fjala nuk po mbahen pres që të mbahet në javët e ardhshme", tha ai. 

emmanuel macron

Sondazh

Poll