Politike

Deputetët e PD braktisin mbledhjen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese: Turp, keni përjashtuar kolegët

Deputetët Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu, debatuan ashpër me kolegët e mazhorancës, duke e konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

17 Tetor 2023, 11:38 Nga r.ll
Deputetët e PD braktisin mbledhjen në Komisionin e Veprimtarisë
foto ilustruese

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Arsyeja e largimit nga mbledhja është përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore.

Deputetët Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu, debatuan ashpër me kolegët e mazhorancës, duke e konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

"Është turp kjo që ndodh. Keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, sepse ju përball me aferat dhe korrupsionin tuaj. Në këto kushte, nuk mund të ketë sjellje e as mbledhje normale", janë shprehur deputetët. 

 

helidon bushati xhelal mziu

Sondazh

Poll