Politike

"Gjatë drekës dje, Kurti dhe Brnabiç…"/ Konflikti në Veri, Rama: Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes

Rama tha se Kosova ka rënë në kurthin të cilin sipas tij  e ka krijuar vetë.

17 Tetor 2023, 11:50 Nga A.B
"Gjatë drekës dje, Kurti dhe Brnabiç…"/
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka folur edhe për Kosovën e Serbinë, ku ka thënë se palët nuk duhet të fokusohen se çfarë po fitojnë por çfarë do të humbasin. Më tej ai ka thënë se Kosova ka rënë në kurthin të cilin sipas tij  e ka krijuar vetë.

Dje kemi pasur një bisedë të hapur informale me gjithë liderat, përfshirë edhe Kurtin dhe Brnabic. Mark Rutte iu drejtua të dyve dhe iu tha “mos harroni kurrë që një kompromis më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk do të humbasësh.

Nëse nuk e bëjmë me sytë tanë në Tiranë një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e kudo qoftë, është shumë më e madhe se sa llogaria e atyre që duam të fitojmë duke i marrë si të mirëqena këto që kemi. Për mua shqiptarët në rajon janë në ditën e tyre më të mirë në histori.

Shqipëria nuk diskutohet, ata të Maqedonisë vinin këtu dhe flisnin për dimensionin e flamurit që të vihej në ballkonin e shtëpive Ligji i atëhershëm detyronte që flamuri i Shqipërisë duhet të ishte më i vogël se ai maqedonas. Sot ai flamur është përkrahë me të gjithë, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë një plan, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

Më rrëqethet mishi kur mendoj se mund të ketë ndalesë në liberalizimin e vizave. Por duhet ta kërkojmë te vetmja, jo te presidenti i Francës, ta bëjë Kosova pjesën e vetë. Pastaj t’ia lërë Serbinë BE-së. Nuk bëhemi pjesë e politikave që nuk janë pjesë e faktorit të ditës. Çdo shfaqje jo-europiane, nuk ka lidhje me ne.”, u shpreh Rama.

edi rama macron ne tirane

Sondazh

Poll