Politike

Rama për kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm: Franca është treguar e duruar me ne

Rama gjatë fjalës së tij tha se marrëveshja e nënshkruar sot është gur themeli për një rrugë të gjerë bashkëpunimi.

17 Tetor 2023, 11:04 Nga r.ll
Rama për kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm: Franca
edi rama dhe emmanuel macron

TIRANË- Pas nëshkrimit të marrëveshjeve ekonomike dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. 

Rama gjatë fjalës së tij tha se marrëveshja e nënshkruar sot është gur themeli për një rrugë të gjerë bashkëpunimi. Kryeministri falenderoi Macronin pasi sipas tij, qeveria franceze është treguar e durueshme, në procesin e vështirë kundër kriminalitetin dhe emigracionit të paligjshëm.

“Jam i lumtur se presidenti mbrëmë e tha shumë qartë; zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës. Për këtë unë jam shumë shpresëplotë, se presidenti do të udhëheq një proces ribashkimi, për të ndërtuar dy binarë të një treni, ku nga një anë BE do të vazhdojë përpjekjet për t’u reformuar së brendshmi dhe se marrëdhëniet do të kenë impakt në jetën shoqërore. Janë 101 vite marrëdhënie diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë. Marrëveshja që kemi nënshkruar, është gurë themeli që do të ndërtojmë, një rrugë e gjerë bashkëpunimi. Nuk dua të marr kohën tuaj president, pasi fakti historik i kësaj dite është prania e tij, jo e imja, duke shtjelluar se sa shumë e dëshirojmë Europa dhe Europa është e lidhur me emrin e Francës. Sot kemi një të dhënë inkurajuese, 80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani. Edhe numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të ngelur të 2023-shit. Prania e turistëve, është kohë e besueshme se baza e lidhjes po fuqizohet ditë përditë nga njerëzit. Deri para ca vitesh, Shqipëria bënte lajm në Europë dhe Francë për arsye të gabuara. Sot është një lajm për arsye më të mira.
Për këtë dua ta falënderoj zemërgjerësisht presidentin. Qeverinë franceze, që janë treguar të durueshëm, në procesin e vështirë që kemi sëbrendshmi, kundër kriminalitetin dhe emigracionit të paligjshëm. Kanë qenë të gatshëm që të bashkëpunojnë për emigracionin dhe sigurinë. Kjo është kthyer dhe në një model edhe për të tjerët. Edhe kur kemi qenë sëbashku, ky model, ka shërbyer për të treguar se s’mund të thelohet dhe bëhet rezultative lufta kundër emigracionit. Kjo ka kërkuar durim, por është bërë nën një presion të brendshëm politik dhe mediatik. Sot jemi në një tjetër nivel, Mund të flasim për lajme të mira. Sot e kemi Francën këtu përmes disa flamujve sipërmarrës.”, tha Rama.

edi rama emmanuel macron

Sondazh

Poll