Sport

Natë tmerri në Bruksel… tifozët suedezë evakuohen pas mesnate nga stadiumi

Mbrëmja e djeshme mori një kthesë dramatike në Bruksel me shikuesit e ndeshjes Belgjikë - Suedi të mbyllur për orë të tëra pas sulmit të tmerrshëm terrorist.

17 Tetor 2023, 09:03 Nga DOSJA
Natë tmerri në Bruksel… tifozët suedezë evakuohen pas

BELGJIKE - Ishte një tragjedi e vërtetë që goditi në zemër Brukselin mbrëmë me sulmin terrorist nga një njeri i vetëm, i cili kishte në shënjestër tifozët suedezë që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen Belgjikë - Suedi. 

Dy të vdekur dhe disa të plagosur u raportuan, gjë që shkaktoi një mbrëmje ankthi në stadiumin “King Baudoin”, ku spektatorët ishin të mbyllur, ndërsa lojtarët, duke dëgjuar lajmet në pjesën e parë, kërkuan ndërprerjen e takimit. Për disa orë më pas, spektatorëve iu desh të prisnin në mbyllje para se të largoheshin përfundimisht nga stadiumi pas mesnate. 

“U desh shumë kohë para evakuimit, por ne prisnim GO nga Qendra Kombëtare e Krizave. Policia do të shoqëronte tifozët dhe lojtarët suedezë, të cilët do të shkojnë direkt në aeroport dhe do të largohen nga Belgjika”,- shpjegoi më pas për RTBF Manuel Leroy, kreu i federatës belge.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll