FOTO/ Kjo është Leticia Sogiro, e reja me të cilën Vinicius Jr. kaloi natën në hotelin e kombëtares...
BRAZIL - Skandal i ri në ekipin brazilian. Vinicius Jr., Neymar dhe Richarlison organizuan një festë në hotelin e tyre...
Wanda Nara ka folur për betejën me sëmundjen, për fëmijët e saj dhe theksoi se nuk e ka tradhëtuar Mauro Icardin.

ITALI - Ajo ndodhet prej disa ditësh në Romë dhe ka nisur provat për spektaklin edhe pse përballet me një problem të rëndë shëndetësor. Siç dihet prej muajsh, prezantuesja dhe menaxherja nga Argjentina vuan nga leucemia por nuk dorëzohet.
View this post on Instagram
Wanda Nara, e cila është nënë e pesë fëmijëve, ka folur për revistën “Oggi” për betejën e saj me leuceminë, për fëmijët e saj dhe për marrëdhënien me futbollistin e Galata-s, Mauro Icardi.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
“Nuk kam ‘luajtur’ kurrë me sëmundjen, sidomos sepse jam nënë dhe e di që gënjeshtra të kthehet si bumerang”, - tha Wanda Nara dhe foli për urrejtësit dhe atë që ata shkruajnë për të: “Problemi është se nëse nuk shikojnë "të fiksuar" në një shtrat, në spital, duke vdekur, pa flokë, mendojnë se je mirë”.
“Por çfarë dinë ata për mënyrën se si jam, për ilaçet që marr, për frikën që më pushton. Në Argjentinë është doktor Pavlovsky, i cili më shikon nga Buenos Aires dhe më thotë se çfarë mund dhe nuk mund të bëj. Vendosa t'i bashkohem emisionit për të dërguar një mesazh normaliteti për fëmijët e mi. Ata e shohin që kam vendosmëri, se nuk kam ngecur në shtëpi, se mund të kërcej, të bëj piruetë. Shpresoj që ata të kuptojnë se nëna është e pamposhtur”.
View this post on Instagram
Më pas ajo foli për kohën kur një gazetare në Argjentinë publikoi problemin e saj shëndetësor, pa i bërë analizat në duar dhe pa e ditur familja. Në fakt, ajo zbuloi një mesazh që një nga fëmijët e saj, i dërgoi tezes së saj (motrës së Wandës) për ta pyetur nëse mami do të vdesë.
Gündeme bomba gibi düştü!
— enBursa (@enBursaHaber) October 13, 2023
Wanda Nara, Icardi'yi aldattı mı ?#Icardi #wandanara
Cevabı haberimizde???? https://t.co/L687GQjSz6 pic.twitter.com/nOiY2JpJPT
“Njerëz të këqinj ekzistojnë, nuk mund të bësh asgjë për këtë. Unë po i mësoj pesë fëmijët e mi të jenë të fortë, dua që ata të rriten me armaturën që kam bërë”,- tha ajo fillimisht dhe vazhdoi: “Nuk i kisha marrë ende rezultatet e testit dhe kjo gazetare... i tha vendit dhe fëmijët e mi. E kam mesazhin në telefon dhe më thyhet zemra. Ma dërgoi motra ime Zaira. Një nga fëmijët e mi i shkruan: “Halla, më thuaj të vërtetën, nëna po vdes dhe nuk na thotë”.
View this post on Instagram
Për marrëdhënien e saj me Mauro Icardin, me të cilin ka dy vajza, ajo tha: “Unë dhe Mauro jemi bërë më pak të pangopur. Këtë verë ai mund të kishte shkuar në një klub që do ta kishte paguar shumë, shumë më tepër, por ne qëndruam në Stamboll (në Galatasaray), ku ndihemi shumë rehat.
Mauro është i qetë, ai e di që unë e dua atë. Ne jemi të fortë, nuk dëgjojmë çfarë thonë të tjerët. Ju siguroj se nuk ka pasur tradhëti dhe nuk u ndamë kurrë. Jam shumë e lumtur që kam në krah një partner, një shok, një baba serioz si ai. Do të martohesha me të një mijë herë. Nuk do të ndahemi kurrë”.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Skandal i ri në ekipin brazilian. Vinicius Jr., Neymar dhe Richarlison organizuan një festë në hotelin e tyre...
SPANJE - Në moshën 16-vjeçare dhe në vetëm pak muaj, Lamine Yamal tashmë i ka bërë të gjithë të ç...
BRAZIL - Ata po flasin në Brazil për një festë të supozuar nga disa lojtarë të ‘Seleçaos’ p...
TIRANE - Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën, në një miqësore n&eu...
ANGLI - Qendërmbrojtësi suedez, Victor Lindelöf, 29 vjeç, mund të jetë shumë afër largimit nga Manchester United. ...
JAPONI - Sukses i qartë për Japoninë në një miqësore kundër Kanadasë. Në Nigata përfundon 4-1 ndeshja p&e...
ANGLI - E pamposhtur që nga dështimi i saj në Kupën e Botës kundër “Bluve” në çerekfinale (1-2),...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo nuk rresht së befasuari dhe vazhdon të shkruajë histori. Sulmuesi i Al Nassr shënoi një dygol&e...
HOLLANDE - Holandë-Francë ishte supersdida e mbrëmjes së premte. Dy kombëtaret historike europiane janë pjesë e grupit...
ANGLI - Didier Drogba, Salomon Kalou dhe Obi Mikel, ish-yjet e Chelseat, iu bashkuan tavolinës për të kujtuar kohët e vjetra dhe në r...