Sport

Sa para fiton Lionel Messi në vit?

‘Forbes’ ka publikuar listën e 11 lojtarëve më të paguar në botë.

14 Tetor 2023, 15:00 Nga DOSJA
Sa para fiton Lionel Messi në vit?

SHBA - ‘Forbes’ ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, një listë që pëson ndryshime çdo vit dhe viti 2023 nuk bën përjashtim, pasi disa nga transfertat e papritura ndërkombëtare, kanë gjeneruar ndryshime të rëndësishme.

Për të dytin vit radhazi, Lionel Messi është në vendin e dytë në listën e lojtarëve më të paguar në botë, megjithatë ka pasur disa ndryshime të rëndësishme.

Në vitin 2022, fituesi argjentinas i Kupës së Botës, fitoi 120 milionë dollarë, të cilat u ndanë në 65 milionë dollarë të fituara në fushë dhe 55 milionë dollarë jashtë saj, falë marrëveshjeve të sponsorizimit.

Tani në numrin e vitit 2023, të paraqitur nga ‘Forbes’, Messi mbetet në vendin e dytë në listë, megjithëse shifrat e tij kanë ndryshuar pas lëvizjes së tij në Inter Miami.

Sipas faqes së njohur të internetit, të ardhurat totale të Messit janë 135 milionë dollarë, nga të cilat 65 milionë janë nga paga e tij vjetore te Inter Miami, ndërsa ish-ylli i Barcelonës gjeneron 70 milionë dollarë në marrëveshje jashtë fushës, falë kalimit të tij në MLS.

Ja 11 lojtarët më të paguar në botë në vitin 2023

1. Cristiano Ronaldo (Al Nassr) - 260 milionë dollarë

2. Lionel Messi (Inter Miami) - 135 milionë dollarë

3. Neymar (Al Hilal) - 112 milionë dollarë

4. Kylian Mbappé (PSG) - 110 milionë dollarë

5. Karim Benzema (Al Ittihad) - 106 milionë dollarë

6. Erling Haaland (Manchester City) - 58 milionë dollarë

7. Mohamed Salah (Liverpool) - 53 milionë dollarë

8. Sadio Mané (Al Nassr) - 52 milionë dollarë

9. Kevin De Bruyne (Manchester City) - 39 milionë dollarë

10. Harry Kane (Bayern Munich) - 36 milionë dollarë

11. Robert Lewandowski (Barcelona) - 34 milionë dollarë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll