Aktualitet

Aksidenti tragjik në Durrës/ Policia: Një mjet tjetër e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja (DETAJET)

27 Tetor 2019, 06:25 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Durrës/ Policia: Një mjet tjetër e ka

Durrës- Për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari ka reaguar  zyrtarisht policia në një njoftim për mediet.

Sipas policisë “rreth orës 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durrës i cili  ka gjetur vdekjen​.”

Policia sqaron se një mjet tjetër e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja pas përplasjes me autobusin.

“Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Ndërsa motori është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet​ për ​ sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

25-vjeçari punonte si shpërndarës picash, por ky aksident rezultoi fatal për të. Ende nuk dihet identiteti i plotë i viktimës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti me vdekje në durrës vdes shpërndarësi i picave aksidenti me vdekje në durrës vdes shpërndarësi i picave

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2019, 17:06

Britani e Madhe- Agjencia Kombëtare e Krimit po lufton kundër bandave shqiptare të drogës që po përmbysin me kokainë Britanin e Madhe. Autoritetet vendase kanë ...