Aktualitet

E rëndë në Durrës/ Vdes shpërndarësi i picave, e përplasi autobusi dhe një makinë e mori përpara (Video)

26 Tetor 2019, 18:53 Nga DOSJA
E rëndë në Durrës/ Vdes shpërndarësi i picave, e

DURRËS– Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është e moshës 40 vjeç dhe është përplasur nga një autobus teksa ishte duke udhëtuar me një motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e njohur si “Ura e Dajlanit”. Pas përplasjes, 40-vjeçari i ndjerë që punonte si shpërndarës picash ka humbur kontrollin e motorit dhe një makinë e ka marrë përpara. Më pas ai ka ndërruar jetë në vend.

Dosja.al ka sjellë pamje nga ngjarja e rëndë ku shihet trupi i mbuluar i të ndjerit. Ndërkohë në polici janë shoqëruar drejtuesi i makinës dhe i autobusit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne durres durres aksident me vdekje ne durres durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2019, 17:06

Britani e Madhe- Agjencia Kombëtare e Krimit po lufton kundër bandave shqiptare të drogës që po përmbysin me kokainë Britanin e Madhe. Autoritetet vendase kanë ...